Rama e zë paniku, vë në zbatim planin e përçarjes së opozitës

Hënë, 18 February 2019 13:50

Pas zhvillimit të fundit të iniciuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, Edi Rama duket se është përfshirë në panik pasi nëse realizohet kjo, atij i hiqet edhe ‘uji’ i fundit ku notonte në një pluralizëm fasadë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ditën e sotme ka mbledhur urgjentisht qeverinë, deputetët dhe njerëzit më të afërt në Rilindje, me të vetmin qëllim, përpilimin e një plani për të sabotuar këtë aksion radikal të opozitës.
Ndërkohë që brenda grupit parlamentar të PD-së dhe aleatët më të vegjël, moment pas momenti po gjendet një konsensus, pro iniciativës së Bashës dhe e njëjta situatë po zbardhet edhe brenda LSI, Edi Ramës në takimin me njerëzit e tij i ka shpëtuar një element, që tregon se çfarë plani ka për të sabotuar këtë lëvizje.
"Nuk besoj se do gjejnë konsensus për djegien e mandateve. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne’, ka thënë Rama para deputetëve dhe ministrave të tij.

Kjo deklaratë e Ramës nuk është thjesht një ‘dëshirë’ për përçarjen e opozitës në këtë aksin, por pjesë e një plani që tashmë ka nisur. Mjafton që të lexosh provokimet dhe lajmet e rreme, në mediat e kontrolluara prej tij.

Login to post comments