Kryemadhi në zyrën e Bashës pas vendimit të PD për mandatet

Hënë, 18 February 2019 14:15

Vetëm pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve, në zyrë e tij ka mbërritur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas mediave Kryemadhi do të diskutojë me kryedemokratin Basha mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha ka deklaruar zyrtarisht se deputetët vendosën unanimisht për djegien e mandateve duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

Login to post comments