Tani kur opozita ka vendosur të djegë mandatet, dy përfaqësuesit, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në kryeministri.
Mediat njoftojnë se dy diplomatët po zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama. Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit. Rama e pati quajtir propozimin për djegje mandatesh, një bllof të Lulzim Bashës.