Lubonja shpërthen ndaj Ramës: Je e keqja më e madhe e këtij vendi/ Të rrethohet Prokuroria

Hënë, 18 February 2019 17:18

Analisti Fatos Lubonja është I mendimit se, djegia e mandateve nuk është rruga e vetme për rrëzimin e Edi Ramës.

Gjatë një intervite për News 24, Lubonja u shpreh se, e keqja më e madhe e vendit është kryeministri Rama dhe se duhet të rrethohet Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë.

“E keqja kryesore e këtij vendi është Rama, ai i poshtëron çdo ditë, ju thotë deputetëve të opozitës se janë qenë që lehin, pra për të je i vrarë, i papërfillur. Në këtë situatë jemi përballë të panjohurave, ndaj unë shkoj në prokurori dhe ju rrethoj zyrat, se i kanë provat për vjedhjen e votave në zgjedhje. Çfarë ndodh në botë? Në një rast të tillë kryeministrit i hapet një proces për vjedhje votash dhe le të thotë ky pastaj Dako do zgjidhet prapë se këto të përgjimeve janë veç llafe. Unë rrethoj Prokurorinë dhe nuk e lë këtë të dalë pa e marrë një vendim. S’ka nevojë fare të reflektojë Rama, shkoj atje e rrethoj Prokurorinë”, u shpreh Fatos Lubonja.

Modifikuar më Hënë, 18 February 2019 19:11
Login to post comments