Gjatë fjalimit të tij të fortë përpara protestuesve te sheshi i parlamentit të kyçur, i cili u transmetua live edhe nga agjenci prestigjioze të huaja, kreu i opozitë ka lëshuar edhe një thirrje të pa zakontë ndaj policisë.
‘I bëj thirrje policëve të mos lejojnë Ramën të largohet, nga kufijtë e vendit’, deklaroi Basha përpara se të niste rrugëtimin për dorëzimin e mandateve në bllok në selinë e Kuvendit.
Më herët Basha në fjalën e tij tha se, largimi i Ramës si kryeministër është vetëm fillimi I fundit të tij.