RAI News interviston Monika Kryemadhin/ Italia e shikon të ikur Ramën

Saturday, 23 February 2019 12:13

Televizioni italian Rai News ka ardhur ne Shqiëpri  dhe po ndjek nga afër zhvilimet politike në vend. Gaztara e ketij kanali ka intevsituira edhe kryetra e LSI Monika Kryemadhi.

Më poshtë kemi intervistën:

Shqipëria, zgjedhja e vështirë e deputetes së opozitës dhe gruas së Presidentit

Ka nisur një krizë politike në Shqipëri pas dorëheqjes masive të deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë rënien e qeverisë që akuzohet për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe kërkohen zgjedhje të reja.

Korespondentja jonë në Tiranë, Laura Tangherlini, ka intervistuar njërën prej deputeteve të opozitës, e cila ka një pozicionim të veçantë, sepse është edhe gruaja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë dhe në rajon.

Pyetje:  Kryeministri Rama ka deklaruar se ai do të vazhdojë të qeverisë, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe se Parlamenti do të vazhdojë punën e tij…

Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.

Pyetje: Konkretisht, le ta zëmë se të enjten e radhes mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën. Ju çfarë do të bëni? Do t’ia lejoni?

Protestajonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forcat e tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuardhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.

Pyetje: Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës. Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjëndje e politikës në familjen tuaj?

Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndyshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi në familje kemi gjithësecili rolin e tij. Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpmaja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.

Klioko këtu  për videon e plotë:

Albania, la difficile scelta della deputata dell’opposizione e moglie del presidente - See more at: http://www.rainews.it/dl/rainews/media/Albania-la-difficile-scelta-della-deputata-dell-opposizione-e-moglie-del-presidente-cd1b0af7-b138-4580-8249-f81b9dc71bdb.html

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...