Parlamenti i narko-juntës

Tuesday, 26 February 2019 18:55

Pas dorëzimit të mandatit të deputetëve të opozitës dhe këmbënguljes së Edi Ramës për të mbajtur kundër vullnetit që po tregojnë shqiptarët që kanë zbritur shesheve duke protestuar, Parlamenti ka marrë fytyrën e vërtetë të krimit.
Edi Rama ka ngelur në parlament me deputetët që fituan mandatet e blera me lekët dhe dhunën e grupeve kriminale.
Sot Parlamenti ka fytyrën e Avdylajve, ka fytyrën e shullazëve, ka fytyrën e frrokëve, ndokëve, bajrave, begove, habilajve dhe të gjithë grupit kriminal që e solli dhe po e mban në pushtet.
Sot nuk është parlamenti i përfaqësisë së popullit por i një narko0junte të rrezikshme të instaluar me gjithë organizatat kriminale të strukturuara në vend.
Cdo pamje e protestës nuk ishte një ngjarje në mes të Evropës, por ishte pamja se si një narko0juntë dhunonte popullin e vet.
Lidhjet e Taulant Ballës me Edmond Begon, Sajmir Tahirin me Abilajt dhe çiftimet e tjera si këto kanë një kumbar dhe vetëm një, Edi Ramën.
Rrethimet me tela me gjemba dhe reagimi i sotëm i policisë nuk janë gjë tjetër gramat e fundit të një narko regjimi të droguar dhe të mbërthyer në kthetrat e të gjithë avdylajve, shullazëve, habilajve dhe sot nuk fliste Taulant balla, por ishte edmond Bego që ligjëronte nga foltorja.

Modifikuar më Tuesday, 26 February 2019 21:21
Login to post comments