Qytetarët të vendosur: Nuk largohemi prej këtej! Tensione të forta para Parlamentit

Tuesday, 26 February 2019 18:59

Vazhdon të jetë e tensionuar situate para Parlamentit ku mijëra mbështetës të opozitës dhe qytetarë të thejshtë po protestojnë kundër Kryeministrit Rama dhe Kuvendit tashmë njëngjyrësh, që pas djegies së mandateve nga deputetët opozitarë.

Disa protestues, mes të cilëve edhe banorë të Unazës së Re janë konfrontuar me forcat e policisë ndërkohë që drejtuesit e protestës së banorëve të “Astirit” u kanë bërë thirrje policëve të dorëzojnë kapelet.

 

Qytetarët thonë se do të qëndrojnë deri në mbarim të seancës plenare ndërkohë që ka nga ata që thonë se nuk do të lëvizin prej aty deri në largimin e qeverisë.
Thirrja “Rama ik” ka qënë më frekuentja në protestën e sotme e cila është vërtet befasuese për shkak të kohës së pakët që kishte për organizimin e saj

Login to post comments