Kryeministri Edi Rama po i përgjigjet me një komunikim në facebook pyetjeve të qytetarëve.
Ndërsa lexon mesazhet e qytetarëve që kanë paqartësi, Rama është ndalur edhe tek mesazhi i një personi me emrin në rrjetin social ‘Bruna Brunilda’, e cila i shkruan: ‘Pse i mban mbyll farmacitë të shtunë e të diel, në çdo lagje duhet të jetë një e hapur, me turne, apo ti për vete i ke nga Kolumbia ilaçet…’
‘Merre seriozisht këtë gjë me të të tallur Brunilda. Amanet mushkat thonë pakta e jugut kur i dalin përpara njerëz si ti që natyrisht je me një profil fals. Shumë, shumë ti je një Brun, jo një Brunilda, se nuk ka shans që një Brunilda të flasë me këtë gjuhë’, është përgjigjur kryeministri.