Rama i vodhi shqiptarët tani po i helmon

Tuesday, 26 February 2019 19:16

Që nga 2013-ta e deri më sot qeveria Rama nuk ka qeverisur aspak, por vetëm i ka vjedhur taksat e shqiptarëve. Që kur Edi Rama erdhi në pushtet taksat e shqiptarëve kanë ikur në xhepat e pseudo firmave që kanë fituar tenderët e ilaçeve, tenderët e dializës, tenderët e akcizës së gazit, tenderët e rrugëve 2.2 milionë euroshe për kilometër.
Prona publike janë falur kompanive ofshore pa pronarë të dukshëm e të njohur. Paratë e shqipërtarëve po fluturojnë në Panama, apo Qipro.
E ndërsa sot shqiptarët janë ngritur kundër këtij sistemi hajdutërie, Rama për të mbrojtur ato që ka bvjedhur nuk e ka problem që ti helmojë protestuesit.
Mbi ta u përdor gaz me kimikate të rrezikshme për shëndetin.
Përdorimi i gazit lotsjellës është i ndaluar për tu përdorur në operacione ushtarake, sipas konventës për ndalimin e përdorimit të armeve kimike të vitit 1993. Shqipëria e ka firmosur këtë konvente krahas 190 vendeve të tjera. Përdorimi në mënyrë të kufizuar i ketij gazi, për të neutralizuar persona te dhunshëm është i parashikuar, por vetëm nen kontroll procedural rigoroz dhe te orientuar ekskluzivisht ndaj individit dhe individëve të dhunshëm. Madje edhe në të tilla raste duke qenë se rrymat e ajrit mund ta përhapin me lehtësi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individëve të dhunshëm përdoret gaz “spray” me rreze të kufizuar.

Login to post comments