ANDI BUSHATI
Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e liderit gallataxhi, se “Luli po bën bllof » dhe se « doktoresha nuk jep konsensus për djegjen e mandateve”, socialistët janë kapur të papërgatitur nga akti i opozitës. Prandaj me nxitim dhe nën efektin e ankthit, ata kanë përpunuar një sërë tezash kundër largimit përfundimtar nga parlamenti, që vështirë se bindin dhe dikë me logjikë nën mesatare. Le ti marrim me radhë ato…
Opozita e bën se i trembet reformës në drejtësi. Pra sipas këtij arsyetimi, lihet të kuptohet se Berisha dhe Basha po i vënë flakën Shqipërisë për arsyen e thjeshtë se tani pritet të fillojë punë BKH dhe SPAK. Edhe sikur t’a bënin këtë nuk do t’a kishin aspak gabim, me një reformë në drejtësi që nuk prodhoi asgjë më shumë se Arta Marku dhe Donika Prela. Por, gjithësesi është absurde të mendosh se ata deputetë që votuan për t’a shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu, pas kërkesës së organit të akuzës për ti hequr mandatin, sot të akuzojnë ish të singjashmit e tyre se po i dorzojnë mandatet për të mos përfunduar në pranga. Ata kanë treguar me shembullin e tyre se kujt i djeg miza, mbrohet pas mandatit.
Opozita e bën se do të pengojë hapjen e negociatave. Kjo këngë e vjetër për të cilën është akuzuar historikisht çdo pakicë në këtë vend tingëllon groteske në gojën e atyre që e thonë. Sepse gjashtë muaj më parë qenë të njëjtit që festuan hapjen e negociatave, madje u mburrën se kishin tashmë edhe një datë. Rama bërtiti fitore, dekoroi edhe ambasadorët që kishin kontribuar për këtë sukses dhe i etiketoi kazan të gjithë ata që treguan të vërtetën, se jo vetëm asgjë nuk kishte mbaruar, por Tirana kishte rrezikuar në pranverë të lihej edhe pas Maqedonisë. Sot, që kjo gjë mund të ndodhe realisht, ata anatemojnë opozitën se po i pengon të arrijnë diçka që e kishin shpallur si sukses të përfunduar.
Opozita e bën se do pushtet në tryezë. Në fakt PD dhe LSI po dëshmojnë se po lënë pushtet. Socialistët vetë e kanë stigmatizuar shpesh Bashën se po përdor autoritetin e të qenit lideri i pakicës, për të shumfishuar bizneset e tij familjare, për ti vënë gjoba oligarkëve, për të bërë allishverishe si marëveshja e 18 majit, nga e cila doli duke mbajtur disa drejtori të majme në xhep.
Madje me sakrazmën e tij Rama ka shkuar deri aty sa shpesh ka lënë të kuptohet se mes tij dhe shefit të pakicës ka një pakt dhe se ata, të dy së bashku, luajnë një lojë rregullat e së cilës publiku nuk i njeh. Duke djegur mandatet, duke goditur me molotov parlamentin dhe çekiç kërpudhën e pushtetit, pra duke u radikalizuar, Basha po tregon se ka hequr dorë edhe nga pushteti për të bërë pakte okulte. Ai po dorëzon, nuk po mer. Natyrisht pa dashur pushtet në tavolinë, por dhe pa pranuar zgjedhje që i vendosin Avdylajt apo që prodhojnë çamë në Dibër.
Opozita e bën se do të pengojë investimet e huaja. Këtë gomarllëk me brirë që e përforcoi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë edhe një amerikan që flet shqip, nuk e beson dot askush. Sepse në pesë vite Rilindja jo vetëm që as ka imagjinuar të sjellë ndonjë investim të kategorisë së TAP apo Devolli, por asaj iu kthye mbarpsht edhe Lasgushi i vëllait Erdogan. Pasi investitirët seriozë nuk shkelin këtu prej kohësh, jo se nuk ka stabilitet politik, po sepse nuk ka liri ekonomike. Me tenderat e letrave fallco dhe me milionat që Edi Rama shpërndan pa garë për oligarkët në këtë vend nuk mund të shkelë asnjë investitor i denjë për këtë emër.
Opozita e bën se e ka dhunën në AND-në e saj. Ndonëse në imagjinatën kolektive është ngulitur jo pa të drejtë konstatimi se e djathta berishiste është më brutale sesa e majta, që ende vuan kompleksin e së shkuarës komuniste dhe për këtë ruan një qasje më tolerante, sot ekuacioni ka ndryshuar. Sot dhunën përpara se t’a ushtrojë shteti policor, shiku i Gazidedes, gardistët e Ndrea Prendit, e përdor pushteti i parasë. Pikërisht ai që prish shtëpitë e banorëve të unazës, që nxjerr ligje speciale për shembjen e teatrit, që rrëmben tokat e bregdetit në Jug, për të përfituar më shumë oligarkët. Sot dhuna ushtrohet nga lidhjet kriminale të qeverisë që tregohet e butë me Balilët, Avdylajt, Shullazët dhe e pamëshirshme me ata që s’kanë të paguajnë faturën e energjisë.
Prandaj radikalizmi i djegjes së mandateve, ndonjë xham i thyer apo ndonjë gur mbi policinë janë përgjigje aspak propocionale. Ato janë vetëm reagime simbolike ndaj dhunës reale.
Mjafton t’i dëgjosh tezat e mësipërme për të kuptuar se shumica parlamentare, e kapur gafil, nuk po gjen dot argumenta bindës për të fituar debatin publik. E mëkuar për një kohë të gjatë me propagandën shabllone se ka përballë një djalë që fle gjumë dhe një grua që nuk i dorëzon mandatet e fituara me gjak, ajo sot ka mbetur pa tekts. Radikalizimi i Bashës dhe Kryemadhit ai vlejti edhe për këtë. I’a vlejti edhe për të na treguar një kryeministër të friksuar që deklaron: nuk dal më në debate televizive përballë tyre. Ai qe i dobishën për të nxjerrë në pah, se “kjo bandë që vjedh zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë dhe rrjep Shqipërinë për rrëmbyer zgjedhjet”, tashmë e ka humbur edhe atunë e saj kryesore: të prodhojë alibi për të mbrojtur vetveten.
©Lapsi.al