"S'mund të ketë stabilitet në kurriz të demokracisë” Basha zbardh takimin me ndërkombëtarët

E mërkurë, 27 February 2019 17:48

Në përmbyllje të takimit të opozitës së bashkuar me faktorin ndërkombëtar që ka ardhur këtë të mërkurë në Tiranë, ka qenë Lulzim Basha ai që ka folur në detaje se çfarë është disktuar me delegacionin.

Basha është shprehur qartë se u ka shpjeguar ndërkombvëtarëve që qasja për të ruajtur stabilitetin e Shqipërisë në kurriz të demokracisë së vendit ka dështuar. Basha është shprehur se stabiliteti i vendit, ajo për të cilën shpesh herë kanë folur ndërkombëtarët, është goditur fuqimisht për shkak të zbehjes së demokracisë me anë të blerjes së votës, korrupsionit masiv dhe oligarkisë së ardhur në pushtet nga Rama.

Basha nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij se zgjidhja e vetme mbetet një qeveri tranzitore e cila sipas tij do të ketë vetëm dy detyra kryesore

 

Basha: Dua të falënderoj auerodeputetët për mundësinë që i dhanë opozityës për të shpjeguar gjendjen kritike të vendit, çka ka çuar në një parlament ilegjitim që nuk punon për njerëzit por për hajdutët.

Ishte e rëndësishme të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë, t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe sesi opiozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër, ose të bëhet fasadë e kësaj qeverie ose t’i tregojë shqiptarëve dhe botës se ky sistem ka rënë dhe të tregojë rrugën politike për të dalë nga kjo krizë. Kjo rrugë është përmes ardhjes së një qeverie të palidhur me krimin.

Kjo natyrisht smund të ndodhë si një fasadë, siç është përpjekja fasadë për të arrestuar Gjush Dakon. Largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë zgjidhja politike që do t’i kthejë legjitimitet institucioneve.

Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin. Shqetësimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë stabiliteti dhe kjo është fare e kuptueshme. Por ne kemi treguar se përqasja ndaj stabilitetit në kurriz të demokracisë ka dështuar si sitëm. Edi Rama ka premtuar stabilitet dhe në emër të saj ka shkatërruar demokracinë dhe ekonominë e vendit. Ky është një proces i cili do varet nga dy momente. Miqtë tanë hap pas hapi do ta kuptojnë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar. Pastaj të korruptuarit si Rama nuk mjaftohen vetëm me shkatërrimin e stabilitetit të vendit por kanë nisur dhe me ato të rajonit.

Mgjithatë kjo garë për të zbuluar të vërtetën është në pozita fituese sepse mbësthetja që kanë dhënë qytetarët janë një fakt i pambulueshëm edhe nga propaganda e Ramës. Ndaj dhe ne me shumë mirënjohje për faktorin ndërkombëtar, i kemi shpjeguar se ne po e bëjmë këtë betejë sepse ndajmë po të njëjtat vlera me ta, sepse ne e dimë që në Evropë nuk shkohet me vjedhje të zgjedhjeve, se në Evropë nuk shkohet kur të drejtat themelore të njeriut shkelen e njerëzit nuk kanë dot mundësi të shkojnë në gjykata.

Nuk do të ketë një 2017 tjetër. Edi Rama e mori një marrëveshje në 2017 për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në dosjen 339. E vetmja zgjidhje politike është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën për t’i shpallur luftë blerjes së votave dhe për t’i zgjidhur duar prokurorisë.

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...