Kryemadhi takim me të rinjtë në Tiranë: Asnjë hap pas!

E Enjte, 28 February 2019 20:49

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhviluar një takim me të rinjtë në njësinë nr. 1 në Tiranë.

Gjatë takimit, Kryemadhi është shprehur e vendosur se, nuk do të tërhiqet nga nisma që ka nisur dhe se duhet ndaluar largimi i të rinjve nga Shqipëria.

“Asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e rinisë shqiptare. Të ndalojmë largimin e të rinjve nga vendi. Papunësia, mungesa e shpresës po dëmtojnë rininë shqiptare”, deklaroi kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI shtoi më tej, se forca që ajo drejton është partia e të rinjve.

“E vendosur për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë shqiptare. LSI partia e rinisë. Mbështetje pa kufi rinisë shqiptare për arsim cilësor e punësim të mirëpaguar në profilet e studimit”, është shprehur Kryemadhi.

Login to post comments