Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 gradë” ka bërë një akuzë të fortë për kryeminsitrin Edi Rama. Berisha risolli në vëmendjen e publikut rastin e Krushovit dhe analizimit psikik që psikologët amerikanë i bënë atij. Berisha e krahasoi Ramën me të njëjtën diagnozë manjako-depresiv.
Deklarata e Berishës:
“Rama ngjan si një mi në kafaz që nuk di ku të përplasë kokën më përpara. Askush më mirë nga të gjithë, pas meje ti e njeh më mirë këtë problem.. Më 1962 kur Kenedi fitoi dhe do takonte Nikita Krushovin, një grup i madh psikologësh u mblodhën të studionin psikikën Krushovit. thanë për Krushovin që është manjako depresiv. Në fazën manjakare ky nuk ka të sosur dhe në fazën depresive ky thotë se Berisha do më vriste. Ai është një kufomë politike e pakallur. Një gjë të jetë e sigurtë që ai nuk ka veshë të dëgjojë dhe sy të shikojë.”