Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se nuk përjashtohet që edhe kryebashkiakët të djegin mandatet.
Pjesë nga biseda:
Beti Njuma: Pse nuk u keni kërkuar edhe të zgjedhurve vendor të tërheqin mandatin?
Berisha: Ky është një vendim që e ka kryesia e opozitës. Por, nuk përjashtohet mundësia që të shkojë drejt tij. Ky është revolucion në zhvillim. E kam përdorur 100 herë në Facebook pa ardhur.