Në në një kohë kur opozita vijon protestat dhe ka djegë mandatet, ministri për Diasporën Pandeli Majko ka hedhur hapin e parë për të “pajtuar” kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama dhe kjo kuptohet nga ftesa që ish kryeministri ka dërguar edhe për kryeopozitarin në Samitin e Diasporës.
Sipas axhendës së diskutimeve, Lulzim Basha do të duhej të flasë i dhjeti, para kreut të qeverisë.
Sipas tij, diaspora ka një kontribut jetik në jetën ekonomike dhe politike të vendit, por nuk mund të pranojë kurrësesi përdorimin e saj si fasadë të qeverisë.
“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.