Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Ramën për atë që po e pret. Ai iu referua protestës më të fundit ku në pak orë u mblodhën me dhjetëra mijëra protestues. Berisha tha se dorëzimi i mandateve është vetëm për lirinë e votës dhe jo për pushtet. Për deputetët që nuk e dorëzojnë Berisha tha se kryesia e Partisë Demokratike ka marrë një vendim.
Ju akuzojnë se e bëni për pushtet...
Duam që shqiptarët të votojnë jo nën kërcënimin e Bajrave, Avdylajve, Ndokëve e kriminelëve të tjerë. Lufto jonë është vetëm, për lirinë e votës dhje jo për pushtetin.
Kur e keni cështje vote, pse si tërhiqni edhe pushtetarët lokalë?
Ky është një vendim që i takon kryesisë, por nuk përjashtohet që edhe kjo të ndodhë.
Ka ende deputetë që nuk i kanë lënë mandatet, a rrezikon që Rama të vazhdojë me një parlament të mbushur sërish?
Asnjë vlerë nuk ka ajo për ne. Vendimi politik është vendim unanim. Mund të më thoni ju mua, a nuk prish punë të shkojë Edi Ramadrejt një shumice Kushtetuese, asnjë vlerë nuk ka. Ky me pakicën që ka po voton edhe ligje Kushtetuese. Ky nëse e dhunon Kushtetutën me 96 apo me sa vota kjo nuk e ndryshon dhunuesin. Kryesia e PD ka marrë vendim që të përjashtohen ata që thyejnë vendimin politik. Të gjithë këta nuk i përjashton njeri, ata përjashtojnë veten.
Keni sondazh që do ketë rezistencë e cunam demokratik?
Sondazhi që kam unë në të gjithë karrierën time politike është protesta e ditës së martë. Në pak orë reaguan me dhjetëra mijëra protestues.