Rama shkon nesër në Shkodër, pritja do jetë me protesta: "Nuk je i mirëpritur"

Premte, 01 Mars 2019 17:15

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë nesër në qytetin e Shkodrës në një takim me strukturat e Partisë Socialiste, në kuadër të organizimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Por, dega e Partisë Demokratike në qytetin më të madh në Veri të vendit shprehet se, kreu i qeverisë nuk është i mirëpritur.

"Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos vijë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës", thuhet në reagim.

Login to post comments