Vasili: Pse heshtën eurodeputetët për helmimin e qytetarëve

Premte, 01 Mars 2019 18:15

Nga Petrit Vasili –

Policia i trajtoi si armiq protestuesit, ndersa Eurodeputetet e “verber” e harruan Rezoluten e PE per dhunen.

Policia e Edi Rames e pranon publikisht se i ka trajtuar protestuesit si armiq. Policia pranon edhe sjelljen prej egersirash ndaj opozites ne 26 shkurt.

Me nje hipokrizi kriminale dhe antinjerezore te padegjuar,policia ben sikur gjoja u kerkon falje bizneseve per gazin lotsjelles, me nje leter ku vetedenoncohet.

Policia Ka perdorur ne 26 shkurt helm ne sasi çnjerezore aq sa toksikoi gjysmen e Tiranes duke marre pergjegjesine shume te rende te demtimit shendetesor afatgjate te mijra qytetareve protestues.

Demtimet neurotike, kardiorespiratore dhe metabolike ndaj protestuesve jane krime te verteta kunder njerezimit.

Parlamenti Europian kohe me pare Aprovoi Rezoluten: “Mbi të drejtën për protesta paqësore dhe përdorimin e përpjesëtuar të forcës”,qe dënon në mënyrë të veçantë “përdorimin e disa llojeve të armëve nga ana e policisë kundër protestuesve paqësorë, si ato me plumba me goditje kinetike (plumba gome) dhe të gazit lotsjellës,’ si dhe “ndërhyrjet e dhunshme dhe të shpërpjesëtuara nga ana e autoriteteve publike gjatë protestave dhe demonstratave paqësore.”

Eurodeputetet,qe sapo perfunduan turizmin politik ne Shqiperi nuk e “pane” hiç kete krim publik shume te rende te policise. Eurodeputetet nuk kerkuan, as me te pakten,qe eshte respektimi i Rezolutes per dhunen e policise,qe eshte miratuar nga ata vete ne Parlamentin e tyre Europian. Cfare “verbimi dhe shurdhesie interesante” e ketyre Eurodeputeteve.

Login to post comments