Hipokrizia e policisë, pasi i helmoi u çon letër ndjese bizneseve

Premte, 01 Mars 2019 18:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu përmes një letre drejtuar bizneseve në rrugën para Parlamentit ka shprehur ndjesën për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protesës së opozitës më 26 shkurt.

Letra u shpërnda nga një grup punonjësish të Policisë së Shtetit pranë këtyre bizneseve.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, që e quan të gjithë këtë tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme.

“Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Ndjesa e policisë për bizneset pranë parlamentit është tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme.

Helmimi me lëndë kimike i protestuesve, fëmijëve, nxënësve të shkollës ekonomike, grave dhe nënave shtatzëna, banorëve dhe bizneseve të zonës është bërë me urdhër kriminal gjakftohtë për të trembur opozitën dhe qytetarët.

Pamjet tregojnë se kanë hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa kanë helmuar edhe njerëzit brenda qendrës tregtare pranë parlamentit.

Ftoj #bizneset dhe #banorët pranë Parlamentit të bashkohen me ne në #5Mars për të protestuar kundër qeverisë që për qytetarët e vet ofron vec helm, papunësi dhe varfëri.

Është shumë afër dita kur banda me uniformë e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit për sjelljen e saj kriminale”, shkruan Vokshi në Facebook.

Ndërsa ish-deputetja shton edhe një video se si qytetarët vrapojnë për ti shpëtuar sulmit me gaz të policisë.

Login to post comments