Thirrja për opozitën: Tërhiq anëtarët nga KQZ-ja

Diel, 03 Mars 2019 14:34

Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës po shoqërohet me zëvendësimin e disa prej tyre nga emrat rezervë në listat e PD, LSI dhe disa partive të tjera aleate.

Nisur nga ky fakt, zëra nga shoqëria civile, po i kërkojnë kryetarit të opozitës, Lulzim Basha që të përshkallëzojë qëndrimin duke tërhequr edhe anëtarët që opozita ka nga disa institucione të tjera shtetërore.

Avokati Agron Gurabardhi, përmes një mesazhi publik sot, thotë se është e papranueshme që përkundër vendimit politik të opozitës, disa persona të pranojnë mandatet e deputetëve edhe pse janë aprovuar nga partitë që i përkasin apo mbështesin.

 

Në këtë kuptim, z.Gurabardhi thotë se nuk duhet lejuar zëvendësimi i emrave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku vendimmarrja është e kontrolluar nga opozita.

Z.Gurabardhi sugjeron që Basha të tërheqë anëtarët e PD në KQZ.

‘Zoti Basha, nëse vërtetë dëshironi paralizimin e kësaj qeverisje autokratike, tërhiqni menjëherë anëtarët demokratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili po punon për zëvendësimin e deputeteve që lanë mandatin me ‘salirexhepët’ e paguar nga pushteti dhe sipas njoftimit të saj KQZ ka nisur punën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019’, – shprehet Gurabardhi.

Avokati ka dhe një tjetër kërkesë ndaj liderit opozitar: ‘Tërhiqni anëtarët tuaj nga çdo komision edhe nga ai i Autoritetit te Mediave Audiovizive – AMA, dhe paralizoni jetën sociale dhe politike të vendit!’

Në fund, Gurabardhi i kërkon kreut të PD, Basha që të përfshihet dhe në punën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke shpresuar se ky ndryshim ‘nuk do të detyronte këdo që të vijë në pushtet të sillet si Sulltan’.

‘Djegia e mandateve u pa si rruga e fundit e mundshme për të rrezuar këtë qeverisje autokratike të Edi Ramës, por ja që nuk është e fundit’, – thotë Av.Agron Gurabardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...