Një shtetas shqiptarë, qytetar i BE letër ambasadori Soreca

Diel, 03 Mars 2019 14:50

Shkëlqesia e tij, zoti Ambasador Soreca,

Unë jam një qytetar i Bashkimit Evropian, që jeton në Tiranë, dhe vendosa të ju shkruaj ngaqë mbeta shumë i impresionuar nga deklaratat e vazhdueshme të institucioneve evropiane rreth zhvillimeve të fundit të politikës shqiptare. Në veçanti u befasova nga mungesa e neutralitetit që rrezatoj delegacioni i Parlamentit Evropian, i cili u takua më 28 shkurt dhe u kryesua nga ju. Anëtarët e këtij delegacioni janë aq të panjohur në vendet e tyre sa nuk di pse ti bëjmë ata të famshëm në Shqipëri. Pra, nuk kam ndërmend as që t’ia përmend emrat, por do të doja të flisja me ju, zoti Ambasador.
Situata në Shqipëri është shumë delikate, dhe deklaratat e faktorit ndërkombëtar do të duhej
që të ishin po aq të matura. Shumë deklarata janë në kufijtë të racionalitetit, dhe disa të tjera
tejkalojnë çdo turp. Zgjedhja e opozitës u trajtua si rezultat i një teke të çastit. Përkundrazi,
ajo është rezultat i një procesi të gjatë reflektimi politik, që ka filluar në vitin 2017. Nuk e
mashtroj veten se institucionet evropiane, në veçanti OSBE-ODIHR, do të bëjnë një pasqyrim
të ashpër të realitetit. Nuk është pjesë e stilit të tyre diplomatik, kurrë nuk e kanë bërë, dhe
dyshoj se do ta bëjnë ndonjëherë. Do të mjaftonte që të mos futeshin në situata qesharake.
Si përfaqësuesi i OSBE-së, i cili fillimisht njohu parregullsitë e zgjedhjeve, dhe menjëherë
deklaroi se ato prapëseprapë ishin legjitime, pasi parregullsitë nuk na paskan ndikuar në
rezultatin përfundimtar. Është e rëndësishme të mbani mend se Rama ka plot 51% të vendeve
ne Kuvend, megjithëse mori vetëm 48% të votave (dhe si i mori...). Sipas anketimeve
evropiane, më shumë se 20% e shqiptarëve hasi në presione për të shitur votën e tyre. Edhe
nëse vetëm 2% prej tyre u detyruan të shisnin votat e tyre, i bie që shumica aktuale do të
duhej të ishte në opozitë! Por gjëja më shqetësuese është mendjelehtësia absurde me të cilën
flitet për shitblerjen e votës shqiptare. Si jurist italian, ju do ta dini se ky rast ligjor është i
dënueshëm në Itali nga 10 deri në 15 vite heqje lirie. Kurse në Shqipëri jo vetëm që Vangjush
Dako vazhdon të jetë i lirë, por nuk kanë filluar as hetime të mirëfillta mbi të! Sipas
eurokratëve opozita na qënka fajtore për moskallëzimin e vjedhjes në kohë, prandaj kërkesat
e saj nuk janë legjitime. Përpjekja për të fajësuar denoncuesin në vend të hajdutit është në
vetvete qesharake, por është e rëndësishme t'ju informojmë se Partia Demokratike ka filluar
denoncimet e skemës së kanabizimit zgjedhor që nga viti 2015, duke rënë në veshin e
shurdhët të institucioneve evropiane.
Djegia e mandateve sigurisht që është një ndodhi e rrallë, jo vetëm në historinë shqiptare,
por edhe në atë botërore. Por ju, z. Ambasador, duhet të jeni të vetëdijshëm të paktën për
një rast tjetër të ngjashëm. Një ndoshta i largët në histori, por që në italinë tuaj është i mësuar
mirë që nga klasa e tetë. E kam fjalën për “Secesionin e Aventinos”, të 26 qershorit 1924, ku
123 deputetë të opozitës demokratike vendosën të digjnin mandatet e tyre. Ky rast është
shumë i ngjashëm me atë shqiptarë, në fakt, gjithçka fillon nga vjedhjen e zgjedhjeve, në rastin
e parë nga regjimi i Benito Musolinit, në të dytin nga regjimi i Edi Ramës. Deputetët italianë
zgjodhën të mbartnin një rrezik të madh, duke hequr dorë nga imuniteti i tyre parlamentar,
shumë prej tyre përfunduan në internim ose në mërgim. Ky akt i guximshëm i bën ata të
gjenden me nder në faqet e librave shkollorë, në të cilat ju gjithashtu keni studiuar. Dhe
prandaj është e pakuptueshme pse edhe opozita shqiptare nuk e meritoka një respekt të tillë.
Veprimi i tyre krijoi krizën më të madhe politike të njohur ndonjëherë nga regjimi fashist, i cili
tashmë ishte i de-legjitimuar, dhe do të binte që në 1924, nëse nuk do të shpëtoheshe nga
sovrani i Italisë, Viktor Emanueli III, i cili in extremis e denoncoi Aventinon italiane. Por në
Shqipëri Sovrani ka vendosur ndryshe! Me anë të një pjesëmarrje masive në protestat e
Partisë Demokratike, populli shqiptar ka shprehur pëlqimin e tij të gjerë për Aventinon
shqiptare.
Bashkimi Evropian luan një rol të rëndësishëm në Shqipëri dhe Partia Demokratike nuk ka
ndërmend ta përbuzë këtë rol. Përkundrazi, nëse në Shqipëri ka një parti që ka kontribuar me
sukses në procesin e integrimit evropian, ajo është PD-ja. Ja vlen të kujtohet si në vitin 2006
u nënshkrua Pakti i Stabilizim Asocimit, në 2009 hymë në NATO, në 2010 fituam liberalizimin
e vizave, dhe do të kishim fituar statusin e vendit kandidat që në 2012, po të mos ishte për
pengimin e PS-së. Të gjitha këto rezultate nuk ishin rastësore, por u arritën përmes
implementimit të plotë të reformave, dhe veçanërisht nga lufta kundër krimit të organizuar.
Unë jam i vetëdijshëm se objektivi kryesor i Evropës në Ballkan është garantimi i stabilitetit.
Frika atavike sjellin në mend imazhin e fuqisë së barutit, duke penguar kështu analiza më
korrekte të dukurive problematike të Rajonit të sotëm. Dhe kështu në emër të stabilitetit
mund të sakrifikojmë çdo ideal tjetër, madje edhe ato që themelet e BE-së. Kështu, në emër
të stabilitetit, mund të sakrifikohet edhe demokracia.
Ky është një vizion absolutisht i vjetër, siç e tregoj eksperienca e Millosheviçit në Kosovë.
Stabiliteti dhe demokracia nuk janë antitetike, përkundrazi, e para është pasojë e
drejtpërdrejtë e së dytës! Në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet pa një demokraci funksionale.
Në Shqipëri, rendin nuk e cenojnë protestat e opozitës, por bandat e armatosura të qeverisë,
që tani po shndërrohen në grupe të mirëfillta mafioze. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian
të ndryshojë qëndrimet e veta ndaj Shqipërisë, dhe mbi të gjitha kuptojë se pa demokraci nuk
do të ketë stabilitet, as sot dhe as kurrë.
Z. Ambasador, populli shqiptar mbetet i bindur për të ardhmen e tij evropiane, por deklaratat
e fundit nuk bëjnë asgjë, veç sa i de-legjitimojnë institucionet evropiane në sytë e shqiptarëve.
Sipas sondazheve më të fundit të Eurobarometrit, vetëm 65% e popullsisë shqiptare ka besim
tek BE. Fajin për këtë përkeqësim nuk e keni ju, pa dyshim. Ky faji i përket kryesisht
paraardhëses tuaj, zonja Romana Vlahutin, dhe Komisionit aktual, të cilët nuk kanë humbur
rast për tu shfaqur krahë për krahë me kryeministrin Rama. Dhe kur skandalet e pafundme të
qeverisë së tij dilnin në dritë, bashkë me Ramën binte edhe besueshmëria e këtyre
eurokratëve. Ju zoti Ambasador Soreca, keni detyrën e vështirë për t'i kthyer institucionet
evropiane në gjurmët e besueshmërisë. Dhe unë do t’ju këshilloja ta fillonit punën duke
ndaluar anatemimet e kota ndaj Aventinos Shqiptare.
Me shumë nderime, Fjordi Fero, Tiranë.

Modifikuar më Diel, 03 Mars 2019 15:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...