Kryeministri Edi Rama thotë se LSI është ajo që ka blerë votat. Por në studion e emisionit “Opinion” këtë të mërkurë, kryetarja e kësaj partie thotë se këto janë mashtrim.
Sipas zonjës Kryemadhi nuk ka asnjë raport nga OSBE që ta thotë këtë. “Nuk ka asnjë denoncim të PS-së ndaj LSI as dhe të ndonjë partie tjetër ndaj LSI, për shitblerje vote”.
“Mos harroni që për herë të parë në histori, prokuroria shqiptare çertefikon në përgjime zyrtare përdorimin e bandave të krimit të organizuar në blerjen e votave në favor të partisë që është në pushtet”, theksoi më tej Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI kemi një kapje të të gjithë institucioneve, shkatërrim të sistemit të drejtësisë.
“Kemi ardhur në këtë moment, që opozita shqiptare për të mos vendosur përballë konfliktit shqiptarët, opozita morri një vendim ekstrem që ndan konfliktin social dhe konfliktin fizik midis njerëzve”.