Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se është e gatshme të largohet nga politika nëse kryeministri Edi Rama arrin të mbledhë më shumë njerëz se sa mblodhi opozita në protestën e 16 shkurtit.
Kryemadhi, në emisionin “Opinion”, u shpreh se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protesta tregon se Rama është i rënë si kryeminsitër.
“Edi Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore, ne po mobilizojmë dhe menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve.
Unë jam e gatshme nëse Edi Rama mbledh të njëjtët njerëz që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika nëse i mbledh ai me gjithë infrastukturën që ka. Po le t’i mbledhë dhe Edi Rama 100 mijë qytetarë se 16 mijë ka administrata”, u shpreh Kryemadhi.