Blerja e votave/ Manjani: Çdo shqiptar duhet ta dijë kush qëndron pas përgjimeve! Boll me deklarata dekorative

Diel, 10 Mars 2019 17:09

Pas akuzave të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të LSI-së për shit-blerjen e votave, ka ardhur edhe reagimi i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se, “çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave”.

Sipas tij, nuk shkon më e folura deklarative në publik, ku gjithnjë kundërshtari “ka bërë e bën namin, ndaj dhe ka frikë”...

 

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Me të drejtë të ligjit të robit n’tokë e të zotit n’qiell, çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave.

Meriton të dijë kush bleu dhe sa bleu?! Nëse është Rama, Luli apo Monika duhet ta dijë. Me çdo çmim!

Nuk shkon më e folura deklarative në publik, ku gjithnjë kundërshtari “ka bërë e bën namin, ndaj dhe ka frikë”...

Kush ka fakte duhet ti deklarojë në publik! Punë e madhe se do ti thonë “kazan” apo do të denkncohet për shpifje!

Aq më tepër që Prokuroria nuk vepron, nevoja për t’u informuar bëhet parësore.

Publiku duhet të kuptojë se për cfarë bëhet fjalë, duke i dëgjuar vetë ato përgjime, ose duke u njohur me fakte konkrete, të cilat ligjërisht mesa duket i ka hëngër dreqi...!

Kështu realisht i merr vetë në dorë populli fatet e veta...

 

Login to post comments