Luan Baçi: Rama po kërkon hakmarrje, vazhdon fushata e arrestimeve

Hënë, 11 Mars 2019 10:19

Protesta e fierakëve kundër kryeministrit Edi Rama po pasohet nga një raprezalje e fuqishme e Policisë së Shtetit kundër protestuesve; një listë e re me 100 emra është hartuar nga Policia. Lajmi bëhet i ditur nga Luan Baçi, kreu i degës së PD në Fier, i cili ka drejtuar nëj thirrje sot, kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, të ndalë terrorin.

“Vazhdon fushata e arrestimeve dhe shoqërimeve në Polici për fierakët. Arsyeja pse se protestuan  kundër Kryeministrit, - shkruan ai në Fb. - Nuk kanë shkelur asnjë ligj, nuk kanë kryer asnjë krim, por Kryeministri ka kërkuar hakmarrje.

Vazhdon lista dhe me 100 të tjerë. Kanë arrestuar dhe Enkelejd Kafaranin, Vladimir Zykajn, që nuk janë në këtë listë, por janë shumë të tjerë që po përndiqen.

Edhe njëherë i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mos i terrorizoni qytetarët fierakë; ata nuk kanë bërë asgjë, ata thjeshtë protestuan për më shumë punë, për shumë siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky kryeministër ilegjitim."

Login to post comments