Është dorëzuar në gjykatë dosja ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ditën e mërkurë pritet të hidhet shorti për gjyqtarin paraprak.
Sipas raportimeve ësohet se, dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.
Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura.
Kujtojmë se gjykata i kishte lënë kohë prokurorisë deri në 10 mars, afat i cili u mbyll dje.
Saimir Tahiri është marrë i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për si pjese e grupit Habilaj, te cilet trafikonin droge drejt Italise.
Akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit jane: 'Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal', 'trafik lëndësh narkotike' dhe 'korrupsion i zyrtareve te larte'.
Tahiri i ka mohuar akuzat, ndërkohë që ish-kreu i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ndodhet prej një viti e gjysmë në arrati së bashku me dy drejtues të tjerë të policisë lokale, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.