Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas situatës së tensionuar në afërsi të gjimnazit ‘Petro Nini” në kryeqytet, ku përmbaruesit kishin shkuar të shembin një banesë.
Veçanërisht, Vasili ka shkëputur nga incidenti, përplasjen e banorëve me forcat e policisë, si dhe momentin kur një efektiv policie mban të shtrënguar pas vetes, një fëmijë të vogël. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili nuk kursen edhe kritikat ndaj kryeministrit Rama, ndërsa shton se kjo skenë do ta ndjekë gjithë jetën.
Vasili
“Cfare kryeminister trushkulur!!
Policia u soll si gangstere dhe kriminele me banoret te Petro Nini, kurse kryeministri thote:fajin e ka kazani.
Sigurisht kur dhunohen edhe femijet ketij nuk ka si te dhembe,sepse ky vetem hallin e karriges se tij te pëgërë ka.
Por foto e ketij femije ka per te mbetur perjete per Edi Ramen nje damke turpi, qe s’do ta heqe tere jeten, meqenese eshte edhe…. edhe prind”, shkruan Vasili.