Sandër Lleshi kërkon t’u shesë ‘sapunin për djathë’ shqiptarëve!

Hënë, 11 Mars 2019 19:20

Dhuna e policisë ndaj fëmijëve dhe grave sot tek ‘Petro Nini’, ishte vërtetë e turpshme dhe skandaloze, por edhe më i turpshëm është reagimi i Ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan plot krenari se pas sjelljes jo shumë të hijshme të policisë sot tek ‘Petro Nini’ është marrë vendimi për shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.

Një reagim jo vetëm i turpshëm por edhe i neveritshëm, i një zyrtari të lartë të shtetit shqiptar, i cili pas urdhrit për dhunë ndaj qytetarëve, sot kërkon të fshihet pas gishtit, duke gënjyer ditën për diell.

Ja çfarë shkruan Lleshaj në twitter:

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!

Me deklaratën e mësipërme Lleshaj po luan rolin e ‘shejtan budallait’, pasi mendon se pas solidarizimit të qytetarëve me familjet që u dhunuan sot nga policia tek ‘Petro Nini’, lajmi për shkarkimin e drejtuesit të policisë së Tiranës, do të ulte gjakrat si dhe do të rriste besueshmërinë e shqiptarëve tek Rilindja dhe policia e saj.

Por jo, këtu gabon rëndë, sepse lajmi për shkarkimin e Kastriot Skënderajt ka 1 javë që flitet brenda ambienteve të policisë së Tiranës dhe asaj të shtetit. Prej 1 jave në media qarkullon lajmi për ndryshime në kupolën e policisë, dhe emri i Skënderajt ka qenë një nga më të përmendurit.

Prandaj që sot në 2019-n tu shesësh shqiptarëve ‘sapunin për djathë’ ose bën ose je budalla/Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...