Frika e Ramës për një atentat imagjinar të jashtëm sa vjet dhe bëhet me solide madje i është kthyer në obsesion që e merr me vete kudo që shkon.
Deri kohë më parë ishte kuriozitet nëse Rama vishte poshtë jelekut të kostumit firmato edhe jelekun anti-plumb, ndërsa tashmë frika e tij nuk ka më dyshime.
Madje mund të thuhet se është po aq e fortë dhe jeton me të por si ish-diktatori i Zimbabves Robert Mugabe, i cili lëvizte gjithmonë i pajisur me masa ekstra mbrojtëse trupore.
Frika për një eleminim të mundshëm e ka shoqëruar Ramën që nga fillimi i të qenit kryeministër.
Por duket se vezët dhe këpucët e opozitës duke se e kanë përforcuar më shumë idenë e tij se armiqtë e jashtëm po përpiqen ta eleminojnë.
Këtë bindje e përforcon më shumë edhe dalja e fundit publike, ku një hapje e shkujdesur e krahëve të kryeministrit ka tradhtuar sekretin e tij më të madh që lidhet me teorinë konspirative që e shoqëron si makth, për armiqtë e shumtë që e rrethojnë.