Për hir të propagandës, Rama shkarkoi drejtorin e shkarkuar

Hënë, 11 Mars 2019 20:36

Edi Rama , Sandër Lleshaj dhe makineria e propagandës së Rilindjes nuk i kapërdiu dot fotot virale të dhunimit të fëmijëve dhe grave të familjes së njohur si “familja e shtëpisë te Petro Nini”. Rrjetet sociale u pushtuan nga foto makabre të trajtimit njerëzor me fëmijë që tërhiqeshin zvarrë nga kofona e makinës apo gruaja shtatzënë që shtyhej sa nga një kordon të policisë në tjetrin. 

Sot shqiptarët e dënuan në masë aktin e turpshëm, e dhunshëm dhe çnjerëzor që u ushtrua ndaj kësaj familje.
Po ashtu video me pamjet e invalidit që klithte për shtëpinë që po i merrte pangopësia e pallateve shumëkatëshe ishte hit i ditës nga njëri profil në tjetrin të shumicës së shqiptarëve.
Këto pamje nga njëra anë u dënuan nga ministri i brendshëm, sa për sy e faqe, por pa kaluar as dy minuta një postim nga kolltuku i rehatshëm i pushtetit e zhbëhu reagimin e Lleshajt. Edi Rama tha se fajin e kishin mediat që i filmuan.
Turp!
Gjynah për ata hallexhinj, gjithashtu!
Pasi e pa kundër reagimin e qytetarëve, Sandër Lleshaj dhe Rama u munduan të lanin duart. Në media u shpërnda lajmi se u morën masa, Drejtori i Policisë së Tiranës u shkakrua për mos menaxhim të situatës. Një akt që do të ishte shumë i mirë, por kjo ishte një tallje e madhe e propagandës.
Kastriot Skënderaj, ishte një drejtor i shkarkuar që ditën e premte. Vendimi për largimin e tij nga posti që mbante qarkulloi në të gjitha mediat tri ditë para ngjarjes së sotme.
Një tallje dhe dhunim i dytë për lotët e fëmijëve, klithmës së invalidit dhe shkundjes së gruas shtatzëne nga njëri kordon i policisë në tjetrin./ Redaksionale

Lajmet për shkarkimin para 3 ditësh të Skënderaj:

 

Screenshot_7.jpg

Modifikuar më Hënë, 11 Mars 2019 20:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...