Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi para pak minutash një takim me strukturat e LSI-së në kryeqytet, ku tema kryesore ishte protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 mars.
Ajo u shpreh se, protesta e 16 marsit do të jetë një protestë model nga të gjitha ato që janë zhvilluar deri tani, ndërsa nuk harroi mesazhet në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas saj, frika ndaj kryeministrit as që ekziston.
“Ne s’kemi frikë nga vdekja, jo te kemi frike nga një shëmtirë e shëmtuar”,m u shpreh kryetarja e LSI-së.