Mustafaj ‘skanon’ krizën politike: Rama nuk është burrë shteti

E Enjte, 14 Mars 2019 18:19

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka analizuar situatën politike në vend teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24. Ai u ndal tek protesta e opozitës së bashkuar, e cila është parashikuar me 16 mars, ndërsa për Mustafajn është jetike në demokraci mbushja e rrugëve me njerëz që kërkojnë përmirësimin e sjelljeve të një qeverie.

Analisti pohoi se kryeministri Edi Rama nuk arrin të lexojë pakënaqësitë e qytetarëve dhe kjo në pikëpamjen e Mustafajt është e rrezikshme për një sistem demokratik.

“Duhet mbajtur fryma e protestës dhe kjo mbahet përmes rrugës dhe jo ligjërimit. Unë nuk jam ithtar i dhunës. Protestat duhet të jenë demokratike deri në fund. Masiviteti i tyre është presioni që duhet ti behët deri në fund. Rama është një politikan që nuk lexon pakënaqësitë e popullit, pakënaqësitë e politikës dhe opozitës. Në demokraci, mbushja e rrugës është sinjal që duhet të ndryshohet qeveria dhe sjellja e saj”, tha Mustafaj.

Gjithashtu ai komentoi edhe gabimet e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qasjen dhe marrëdhënien që ka mbajtur me shoqërinë civile në vend.

“Basha ka filluar që në 2015 një hapje ndaj shoqërisë civile dhe një tentativë për të vendosur urë lidhëse me shoqërinë civile nga fusha të ndryshme, e gjerë tek analistët e mediave shqiptare. E keqja e Bashës ka qenë se ka shkuar në këto takime dhe ka qenë i relaksuar. Nuk ka mbajtur shënime dhe nuk i ka analizuar konkluzionet.

Në përgjithësi në një sistem demokratik dhe opozita ka dy elementë që e përbëjnë atë. Është elementi aritmetik, nëpërmjet numrave dhe aspekti moral. Në rastin konkret kur opozita ishte numerikisht ishte e pamundur të ndikojë në ligjvënien dhe në drejtimin e vendit. Këta që po shkojnë në Kuvend nuk kanë anën morale, shkojnë për të qenë numra dhe nuk përfaqësojnë interesin e elektoratit. Mua nuk më përfaqësojnë ata. Këta nuk janë moralisht legjitim”, shtoi ai.

Ish-diplomati, Besnik Mustafaj u ndal tek vajza e Azem Hajdarit, e cila nuk shkoi në një linjën me PD-në për të djegur mandatin e deputetes. Mustafaj ndërkohë komentoi edhe veprimin e deputetëve të rinj të opozitës, të cilët pranuan të marrin mandatin e deputetit pas krijimit të vakancave brenda parlamentit. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë elektoratin në aspektin moral.

“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën. Është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Mbiemri Hajdari është shumë i rëndësishëm. Hajdari është në momentit dhe në moshën që i lejohen gabimet dhe ato janë elementë të mësimit.

Edi Rama nuk ka treguar dhe nuk po tregon që është një burrë shteti. Unë besoj se Edi Rama e keqkupton edhe atë që e quani ju “mbështetjen e ndërkombëtarëve”. Evolucioni i ndërkombëtarëve është i pritshëm. Opozita ka shkuar aq larg sa nuk mund të ketë kthim pas. Unë nuk e kuptoj se pse i kërkojnë kthim pas Bashës. Edi Rama ka një natyrë shumë bizantine dhe ai do të gjejë kandidatë të pavarur nga opozita dhe do të krijojë një konfiguarcion shumëngjyrësh në zgjedhjet lokale dhe kjo nuk do më çudiste shumë nëse do ta bënte Edi Rama”, përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...