Mediu mbledh strukturat një ditë para protestës: Momenti që shqiptarët të vendosin për fatin e tyre

Premte, 15 Mars 2019 13:42

Partia Republikane zhvilloi një takim me strukturat e Tiranës, në prag të protestës opozitare të 16 marsit. Në këtë takim, ku spikaste pjesëmarrja rinore, mbajtën fjalë dhe diskutuan edhe kryetari i PR-së së Tiranës, zoti Blendi Sula, nënkryetarja Brunilda Laboviti, etj.
Gatë fjalë së tij, kryetari i PR-së zoti Fatmir Mediu, bëri edhe një herë thirrje, se tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin për fatin e tyre dhe të mos rrinë më peng i politikave të Edi Ramës dhe klanit në qeverisje. Zoti Mediu, duke theksuar edhe një herë skandalet e përditshme të kësaj qeverie, u bëri thirrje pjesëmarrësve, se shqiptarët nuk mund të pranojnë më të rrinë me kokën ulur përballë një kryeminstri që u ka vjedhur votën dhe çdo ditë po i varfëron nëpërmjet taksave, PPP-ve, marrëdhënieve klienteliste. “Edhe mungesën e Gjykatave në vend, ata po përpiqen ta shesin si një pjesë e normalitetit politik, duke ia faturuar reformës në drejtësi, që vetem reformë nuk po rezulton – tha zoti Mediu, - ndërkohë që klanet dhe kartelet e drogës bëhen gati për pazarin e radhës për shit – blerje votash”.
“Përballës kësaj të keqe të madhe që ka uzurupuar vendin, ku bandat dhe qeveria janë bërë njësh, neve nuk na ngelet rrugë tjetër veçse t’i bëjmë të qartë qytetarëve se rruga e vetme për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve, është përballja dhe jo ulja e kokës, që kjo qeveri pretendon ta bëjë duke imponuar frikë dhe varfëri. Historia e ka treguar se sa herë që në pushtet ka qenë e djathta, shqiptarët janë afruar më shumë drejt rrugës evropianë, ndërkohë e majta ka bërë krejt të kundërtën, duke e çuar vendit drejt destabilizimit. Prandaj më 16 mars, ju bëj thirrje të gjithë të bëhemi zot të fateve tona. Të gjithë të angazhuar për protestën e 16 Mars, të gjithe shqiptarët përballë pushtetit të Ramës
Të gjithë të bashkuar për të hapur rrugën Evropiane.
Të gjithë të bashkuar për të rifituar lirinë.
Të gjithë bashkë kundër krimit, korrupsionit qeveritar.
Të gjithë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Të gjithë bashkë për t’i kthyer pushtetin shqiptareve.
Të gjithë së bashku për të ndërtuar shtetin e së drejtës
Të gjithë së bashku me nje premtim solem që s’ka regjim, apo tirani që mund të ndalë shqiptaret.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...