Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmi Mediu ka publikuar në 13 vjetorin e vizitës së Presidentit George Ë. Bush në Tiranë, letrën që ky i fundit i dërgoi kryeministrit të kohës, Sali Berisha.
‘Sot 13 vjet më parë në Tiranë erdhi Presidenti Amerikan George Ë. Bush, I pari President Amerikan në detyrë që vizitoj Shqipërinë me kerkesë të Kryeministrit Berisha
Pata nderin të takohem me të në Pallatin e Brigadave së bashku me Forcat e Armatosura gjithashtu dhe në takimin me Kryeministrin Berisha dhe në drekën e shtruar nga Kryeministri Berisha.
Ditë historike per Shqiperinë dhe shqipëtarët kudo që jetonin./
Në konferencën e shtypit me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bush deklaroj Shqiperia në NATO dhe Pavarsinë e Kosovës. Dy arritjet me të mëdha të shqiptarëve ne fillim të këtij shekulli.
Sot dëshiroj t’ju përcjell dhe dy materjale personale.
1- Letrën që Presidenti Bush i shkruajti personalisht Kryeministrit Berisha
2- Një autograf dhe një përshëndetje ndaj djalit tim Even dhe stilolapsin e tij si dhuratë per Even.
Mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Faleminderit Doktor Berishës që më bëri pjesë të ekipit për ta berë Shqipërinë vend anëtar i NATOs dhe për të punuar me miq në SHBA dhe Europë që edhe sot mbeten miq të shquar te Shqipërisë.’-shkruan Mediu.