4 skandalet që i mbyllën gojën qeverisë në Bundestag

Premte, 15 Mars 2019 21:51

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj shperndau dje një njoftim për shtyp me nota rozë për nje takim që ka patur në Bundestagun gjerman me deputetë që mbulojnë çeshtjet e integrimit.

Por Gent Cakaj ka fshehur dy momente kyçe nga takimi. Burime të mirëinformuara diplomatike vëjnë të ditur për Syri.net se Ministri i Jashtëm në detyrë ngeli pa përgjigje dje në Bundestagun gjerman, kur u pyet nga radhët e CDU, nëse qeveria do të ketë reagimet e duhura ndaj çështjes së përfshirjes së krimit të organizuar në blerjen e votave me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ndaj skandaleve të korrupsionit.
Çështjet që ngriti Joachim Falenski, duke kërkuar pergjigje nga Ministri në detyrë Cakaj ishin 4:

1. Dosja hetimore 339
2. Skandali i tenderit tek Astiri
3. Ligji Special Fusha për Teatri Kombëtar
4. Ligji Special për Aeroportin Vlorë

Por asnjëra prej çështjeve nuk mori asnjë përgjigje nga i dërguari i Ramës në Bundestag. Cakaj, i cili kishte folur vetëm për reforma dhe arritje të qeverisë, nuk iu përgjigj pyetjes, duke përsëritur qëndrimin për vetingun. Të njëjtat burime informojnë se deputeti i gjelbër Manuel Sarrazin ka ndërhyrë, duke thënë se “Ju nuk ju pergjigjët pyetjeve të kolegut Falenski.

Por ne na intereson shumë kjo përgjigje për votën tonë për negociatat. A mundeni ju lutem?” Përgjigja e Cakajt ishte sërish heshtja, çka solli edhe përfundimin e takimit të tij me deputetë nga të gjitha grupet në Bundestag, të ngarkuar për çështjet e integrimit europian./ Syri.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...