Protesta e opozitës/ Mijëra shqiptarë nisen drejt Tiranës

Saturday, 16 Mars 2019 08:57

Opozita zhvillon sot protestën e rradhës kundër qeverisë dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ajo është parashikuar të nisë në orën 11:00 para selisë së kryeministrisë, ndërsa qytetarë të shumtë, nga e gjithë Shqipëria, janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës.

Shifrat nga disa qarqe:

Berat-Nisja e autobusëve me protestues u bë përpara selisë së PD të Beratit rreth orës 07:00. Protestuesve te PD-së i’u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së.

Korçë-Janë nisur drejt Tiranës 1400 qytetarë. Protestuesit janë me autobusë, por edhe me mjete personale.

Fier-Kreu i PD Luan Baçi denoncon përsëri presionin e policisë. Ai shprehet se vetëm mëngjesin e sotëm janë marrë ne tel nga policia një numër i lartë protestuesish duke ju thënë që duhet të paraqiten ne orën 8.00 në polici.

Lezhë-Nisja e protestuesve nga Lezha është bërë në mënyrë të organizuar me autobuz dhe me mjete privatë të organizuar nga dega e PD në Lezhë.

Elbasan-Deri në orën 8 janë nisur 5 autobusë. Po kështu demokratët po nisen nga Librazhdi, Cërriku, Gramshi dhe Peqini.

Ndërkohë që një numër shumë të madh protestuesish ka pasur dhe në Kukës, ku burimet thonë se janë nisur drejt Tiranës 1500 protestues.

Korçë - organizimi për nisjen drejt Tiranes ka nisur herët ne mengjes, ku mësohet se do të mbërrijnë1500 protestues megjithë fshatrat përreth.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...