Ndikimi rus në Shqipëri? Meta i përgjigjet maxhorancës: Mos e katandisni si rrezikun anglo-amerikan!

Hënë, 18 Mars 2019 13:18

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar sot deklaratat e shumicës, përfshirë edhe të kryeministrit Edi Rama për ndikimin e Rusisë në nivel të administratës, por edhe për “luftën” e saj kundër integrimit të Ballkanit në BE.

 

Në një deklaratë për mediat, për këtë cështje, Meta nuk e ka kursyer një përgjigje thumbuese.

“Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”-tha ai.

Kujtojme se vetem pak kohe me pare, Helidon Bendo, kreu SHISH është shprehur i shqetësuar përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.

“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.

Nderkohe qe edhe kryeministri Rama gjate konferences me homologun Zaev, theksoi:

“Rusia nuk është vend tifoz i BE, i zgjerimit dhe nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë Evropiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit perëndimor, nuk është sekrete, kjo dihet

Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen evropiane.

Sa herë kjo axhendë cenohet aq herë kush nuk është tifoz i Evropës dhe BE, integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor sheh një oportunitet, kaq”, ka thënë Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...