Mbytja e Rilindjes, Rama konsideron PS si kamardare shpëtimi

Hënë, 18 Mars 2019 13:20

Kanë dalë informacionet e para nga mbledhja e Kryesia e Partisë Socialiste, e cila vazhdon që të zhvillohet që nga ora 9.00 e mëngjesit të sotëm. Pasi është vendosur zyrtarisht që Kongresi i PS-së të zhvillohet më datë 23 Mars ora 10.00 në Pallatin e Kongreseve është diskutuar, edhe për strategjinë se si do të dilet nga situata ku është futur mazhoranca pas aksioneve politike dhe qytetarë radikale të opozitës.

Mësohet se aktiviteti i kongresit, do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme. Hapja do të bëhet me fjalimin e Edi Ramës dhe më pas do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën. Në kongres pritet të bëhet prezantimi, edhe i disa kandidatëve si modele të suksesshme të qeverisjes lokale të PS-së, por nuk do ketë miratim të një liste të plotë kandidatësh pasi ende nuk ka një vendim të qartë nëse do të zhvillohen apo jo zgjedhjet lokale nëse opozita merr vendimin që të mos garojë siç edhe ka paralajmëruar. Në program janë futur edhe fjalime nga disa prej ministrave dhe disa nga kryebashkiakët në vend të cilot do të rikonfirmohen.

Por ajo që ka shkaktuar “habi” te disa anëtarë të kryesisë, ka qenë propozimi i Edi Ramës, që në këtë kongres të ftohet edhe ish lideri historik i PS-së Fatos Nano dhe figura të tjera historike të partisë, të cilat nga vetë Rama janë larguar me përdhunë nga partia, që drejton në mënyrë autoritare.
Që nga koha kur opozita parlamentare dorëzoi mandatet dhe u bashkua në protesta me qytetarët, Edi Rama, në asnjë rast nuk e ka artikuluar më fjalën “Rilindje”, por i është rikthyer si “komardare shpëtimi”, Partisë Socialiste. Duke e kuptuar se përveç opozitës dhe shumicës së qytetarëve ai ka krijuar zhgënjim dhe mllef të madh edhe brenda radhëve të socialistëve të thjeshtë dhe të ndershëm, ftesa për Fatos Nanon dhe senatorët e tjerë të PS-së, ngjan me një përpëlitje mashtruese për të dalë edhe një herë nga çarku ku është futur vetë.

Modifikuar më Hënë, 18 Mars 2019 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...