Tabaku sjell provën: Ja si bizneset paguajnë më shumë taksa

Tuesday, 19 Mars 2019 10:38

Nga Jorida Tabaku.

Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës. Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të QKR ky biznes është një sipërmarrje familjare e vogël. Ai futet në grupin e atyre bizneseve që kanë të punësuar 1 në 4 veta dhe që mban me bukë një familje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Elbasani është një nga qytetet më të varfëra në vend, ndërsa bizneset e vogla mbyllen për shkak të uljes së xhiros dhe rritjes së taksave.

Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit.

Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova është i lutur të sjellë nje foto të faturave ndër vite në inbox.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...