Sekretari për Çështjet Ligjore në PD: Parlamenti duhet shperndare, ja vendimi i opozitës për zgjedhjet lokale

Tuesday, 19 Mars 2019 10:41

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka qenë i prerë kur ka thënë se opozita nuk ka ndërmend të dërgojë komisionierë për KZAZ-të në Komisionin Qendror Zgjedhor, duke mos lënë asnjë mundësi hamendësimi që opozita mund të hyjë në zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.
“Ne nuk dërgojmë komisionerë. Situata tani është politike, është shumë më e rëndë. Ku bëhen zgjedhje me këto kushte. Njerëzit kanë dalë në rrugë, opozita ka dorëzuar mandatet, të gjitha të tjerat shumëzohen me zero”, tha Gjata.
Në të njëjtën kohë Gjata ka përshendetur qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Meta gjatë kësaj krize politike që ka përfshirë vendin.
“U bë e disata herë që mban qëndrim presidencial. Unë e vlerësoj. Me aq pak kompetenca sa ka Presidenti jonë përmes deklaratave të tij po tregon qëndrimin presidencial që duhet të mbajë një President. Absolutisht nga opozita nuk ka asnjë pazar”.
Lidhur me protestën e radhës që do të mbahet ditën e enjte gjatë zhvillimit të seancës plenare, edhe pse opozita është shprehur hermetike, Gjata tha se; “Ne do ta rrëzojmë Kryeministrin së bashku me regjimin e tij, nuk ka ku shkon. Parlamenti ka 140 deputetë, 139 po pati duhet të shpërndahet”.

Do të ketë supriza, protestat e opozitës do të surprizojnë. Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, pa zbardhur detaje nga aksioni opozitar në ditët në vijim.
Gjata në studion e Ora Neës theksoi se Edi Rama është Kryeministri me më shumë kompetenca në Europë për shkak se mungon mekanizmi i kontrollit dhe balancimit të pushteteve.
I pyetur mbi deklarimet e ambasadorëve mbi situatën politike në vend, Gjata tha se ajo që po ndodh në Shqipëri është shumë më e madhe se ajo që shprehen përmes deklaratave.
“Opozita ka dorëzuar mandatet, njerëzit janë në rrugë, çfarë do të bëjë Rama do të krijojë një opozitë të re në Parlament?
Qeveria sot është përballë popullit dhe nuk ka asnjë vlerë ajo që diskutohet nëse opozita do të marrë pjesë ose jo në zgjedhjet lokale.
Rama votoi kundër qëndrimit amerikan në OKB, doli hapur duke mbajtur linjën Erdoganiste, besoj e kujtoni votimin kundër Izraelit”, tha Gjata.
Përsa i takon pjesëmarrjes ose jot ë opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjata theksoi se kjo është një çështje që me kushtet aktuale nuk ka asnjë rëndësi, pasi zgjedhje me këtë situatë nuk mund të bëhen.
Për sekretarin demokrat dorëzimi i mandateve e ka bërë unike opozitën, por e ka afruar edhe me qytetarët.

“Po mos kishte ndodhur kjo lëvizje politike, opozita nuk do të ishte kaq unike. Tani janë bërë të gjithë bashkë, përballë qytetarët kanë Edi Ramën. Dialog me Ramën nuk do të ketë, ajo që kërkon opozita është dorëheqja e tij si Kryeministër”, theksoi Gjata.
Sipas tij, vitin e kaluar një nga shkaqet që Franca nuk pranoi që Shqipërisë t’i hapeshin negociatat me BE-në ishte droga, sasitë e tmerrshme të drogës.
“Mediat ndërkombëtare po flasin qartë mbi atë që ndodh në Shqipëri. Diplomatët po bëjnë disa deklarata rutinore, por çfarë mendoni ju se ato dosjet që janë kapur zyrtarë të lartë duke folur me kriminelë, kush i ka bërë? Janë agjensitë ligjzbatuese të huaja që i kanë kapur, që do të thotë se informacionet mbi situatën në Shqipëri nuk merren vetëm nga një burim”, tha Gjata.
Ai paralajmëroi se pavarëisht përpjekjeve të Ramës për të plotësuar vakancën në Kuvend pas dorëzimit të mandateve nga opozita, sikur edhe 1 vend të mbetet bosh, Kuvendi shpërndahet.
“Edhe sikur numri i mandateve të shkojë në 139, mungon një mandat dhe Parlamenti duhet të shpërndahet sepse Kushtetuta parashikon 140 deputetë”, tha Gjata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...