Forcat speciale përballë fermerëve, Edi Paloka: Ta ndalim të çmendurin

E mërkurë, 20 Mars 2019 14:54

Nënkryetari Demokrat Edi Paloka ka reaguar pas përdorimit të forcës policore ndaj fermerëve protestues në Lushnjë.

“Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime”, shkruan drejtuesi i lartë i PD. Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte”, shkruan Paloka.

 

Ja postimi i plotë i tij:

Forcat speciale përballë popullit; kjo i ka mbetur zombit Kryeministër, kufomës që vazhdon të zvarritet i pakallur.
Forcat speciale përballë atyre që kërkon t’ju prishë shtëpitë e ti nxjerrë në rrugë me gjithë fëmijë, vetëm për të futur disa miliona të tjerë në xhepin e tij dhe oligarkëve rreth tij.
Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime.
Forcat speciale, gaz e helm, përballë qindramijë shqiptarëve që kërkojnë largimin e kesaj qeverie si e vetmja zgjidhje për rikthimin e besimit dhe normalitetit në vend.
Ndërkohë shtojnë bodyguardë, roje civile e policë për tu mbrojtur nga qytetarët e vendit të tyre. Ngjeshen me antiplumb e rrethohen me tela me gjemba...
Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte.
Sigurisht i pari që do paguaj, është i çmenduri por pasojat do ti vuajmë të gjithë, nga të dy krahët, në se nuk e ndalim të çmendurin sa nuk kemi shkuar në pikën ku pendesa nuk ka më vlerë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...