Shqipëria dhe Venezuela, në një familje dëshpërimi - e thotë edhe OKB-ja

E mërkurë, 20 Mars 2019 15:47

Nga Ilir Nikolla

Indeksi i lumturisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me urinë e frikshme të shqiptarëve për të lënë vendin. Raporti i fundit i OKB-së na rrëfen për lubinë që po i çon shqiptarët në depresion. Sipas Indeksit të Lumturisë 2019, të publikuar sot nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është më e palumtura e Europës. Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Territoret Palestineze, Somalia, Namibia, Laosi etj.
Kjo statistikë, kaq larg politikës, është statistika më politike që mund të jetë publikuar ndonjëherë nga OKB-ja për Shqipërinë. Ajo reflekton krejtësisht të dhënat e Bankës Botërore se në Shqipëri gjysma e popullsisë jeton në prag të nivelit të varfërisë e thuajse 15 përqind poshtë nivelit të varfërisë, ndërsa rreth 5 % në standardin e urisë. Ajo reflekton statistikën e Transparency International, që e nxjerr Shqipërinë vendin më të korruptuar të Evropës. Statistika e OKB-së reflekton edhe treguesit e azilkërkuesve, shtetasve shqiptarë që po marrin pasaportat e vendeve të BE-së, si dhe të qindra mijë shqiptarëve që thjesht s’janë në këto dy lista, por udhëtojnë për në BE e rrinë atje pa u paraqitur në asnjë zyrë shtetërore. 
Por statistika e OKB-së bën leximin e duhur edhe për fjalinë lapidare të Edi Ramës në Berat (çuditërisht, të gjitha thagmat e të majtës shqiptohen aty…publiku e kujton akoma apelin e Gruas nga Berati) se “protestuesit s’kanë ç’i bëjnë qeverisë time, por do varfërojnë xhepat e shqiptarëve”. Rama thotë se do t’i rri m’u në mes të rrugës të ardhmes së shqiptarëve, prandaj edhe shqiptarët kuptojnë se sa kohë të mbetet ai si uzurpator i karriges, aq kohë varfëria do të mbetet e ulur këmbëkryq dhe dëshpërohen. Ky indeks flet për vuajtjen që përjetojmë, por edhe për perspektivën.
Futja në një familje dëshpërimi me Venezuelën përshembull nuk është se nuk jep informacion. Përditë e shohim ç’po ndodh atje dhe e dimë se përpjekjet për të restauruar demokracinë s’kanë për t’u ndalur. Po ashtu edhe ndihma e SHBA-ve gjithashtu. Për një familje të dëshpëruarish, bota demokratike ka për të vepruar njësoj. Nëse shohim koalicionin që mbështet protestat e Guaido-s, ai drejtohet nga SHBA dhe në të bëjnë pjesë fuqitë kryesore të Perëndimit. E sigurt është se ky indeks i OKB-së do të ndihmojë edhe më shumë që koalicioni pro-Guaido të orientohet si duhet edhe tek komshiu i dëshpëruar i indeksit të OKB-së, tek Shqipëria, e cila është në të njëjtën betejë për restaurimin e demokracisë.
Në kuadër të kësaj situate dëshpëruese, po rrëfej se mbrëmë një gazetar italian ma justifikoi indiferencën e Italisë karshi problemeve të thella që po kalon Shqipëria me tezën “tashmë e kemi pranuar Shqipërinë, si një sëmundje kronike me të cilën do të bashkëjetojmë”. Kjo tezë është e frikshme, pasi duket se i jep krahë oligarkisë të durojë edhe ca, sepse në fund do ta ketë të gjithë Shqipërinë për vete. Por është një tezë miope, pasi infeksioni që po transferohet nga Shqipëria drejt Italisë prej vitesh është bërë shqetësues dhe s’mund të neglizhohet gjatë.
Tani “status-quo”-ja ka mbaruar dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë të detyruar të heqin dorë nga pozicioni i konformimit me qeverinë, për të zgjedhur përfundimisht demokracinë, si një burim afatgjatë stabiliteti. Indeksi i lumturisë – i dëshpërimit shqiptar në fakt – na ndihmon të gjithëve të identifikojmë lubinë shkaktare dhe të përshpejtojmë hapat për largimin e saj nga hapësira publike.
Ka ardhur koha për këtë profilaksi të përqendruar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...