Sot, në orën 10.00 mblidhet Parlamenti e ku do të betohen sërish disa deputetë tradhtarë dhe të blerë nga kryeministri.
Opozita ka lajmëruar popullin opozitar të dale sot dhe të rrethojë Kuvendin duke mos lejuar deputetët të futen brenda në sallë.
Ndërkohë, policia ka bllokuar shumë rrugë përreth Kuvendit. Parashikohen përplasje të forta sot mes policisë dhe protestuesve.
Policia dhe forcat speciale kanë blinduar sot Kuvendin e Shqipërisë dhe kryeministrinë duke vendosur pengesa hekuri dhe forca të radhitura sup më sup që në orët e para të mëngjesit.
Në Kuvend do të paraqiten sot për një seancë që të dëftejë “normalitet politik”, si çdo të enjte, deputetët e mazhorancës dhe deputetët e blerë nga Kryeministri, që pretendojnë se do të përfaqësojnë opozitën.