Ish-Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim të përzemërt me arkipeshkopin Vincenzo Paglia.
Berisha ka falenderuar arkipeshkopin për mbështetjen e cmuar që i ka dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Shqipëri.
Ja postimi i plotë
Takim me mikun e shquar te Shqiperise dhe kombit shqiptar, arkipeshkopin Vincenzo Paglia!
Te dashur miq, une pata nje takim dhe bisede te zgjeruar me mikun e shquar te Shqiperise dhe kombit shqiptar, shkelqesine e tij Arkipeshkopin Vincenzo Paglia, President i Akademise Papale per Jeten dhe Kancelar i Madh, Minister i Institutit Papal Shen Gjon Pali i Dyte per Studimet e Marteses dhe Familjes.
Ne kete takim shpreha mirenjohjen time te thelle per mbeshtetjen e tij tejet te çmuar qe i ka dhene Shqiperise dhe kombit shqiptar dhe diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne Shqiperi. sb