Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, e ka konsideruar një komendi, Kongresin Elektoral të PS-së për zgjedhjet vendore në kushtet kur vendi ndodhet në një krizë politike.
“Teatër i mirëfilltë, “gjethe fiku” për të fshehur të vërtetën e realitetin tragjik të demokracisë sonë, - shkruan Shehu në Fb. - Besoj se asnjë nuk e merr seriozisht “komedinë” që u luajt në atë sallë për zgjedhjet e qershorit. As vete ata që iu shqiptua emri si kandidatë, aq më pak ata që i propozuan...”
Në kohen që prej rreth dy vitesh ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, i vetmi institucion arbitër e garant i konstitucionalizmit në Shqipëri, flitet për Këshillat Bashkiakë!!
Gjërat nuk mund të funksionojnë e nuk do të funksionojnë dot kështu. Pa zgjidhur problemin e madh politik qëndror e të sigurisë zgjedhore, nuk ka sens të procedohet për derivatet e zgjedhjet lokale! Skemë iluzive n ë 3D kjo, që u dëgjua nga ai Kongres, joreale dhe e paaplikueshme.”