Trump dhe Basha të pafajshëm për lidhjet me rusët, akuzat propagandë sorosiane

Hënë, 25 Mars 2019 18:27

Akuzat për lidhjet e politikës me rusët është bërë tashmë një trend sorosian, në ato vende ku forcat politike që Soros mbështet ndihet keq përballë kundërshtarëve. Duke përdorur propagandën si mjet për shpërndarjen e lajmeve “Fake” grupet soriosiane ngritën akuzën kundër Donald Trump-it se ai ka bashkëpunuar me Rusinë për të fituar zgjedhjet presidenciale. Kjo akuzë u hetua nga institucionet më serioze ligjore në Amerikë të cilat dolën në përfundimin se as fushata e tij dhe as ndonjë tjetër i lidhur me këtë fushatë, nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Hetimet zgjatën 22 muaj, ndërsa propaganda mediatike e George Sorosit publikonte “fake” lajme sikur me Donald Trump, Amerika po i jepej Rusisë dhe se Trump është një fatkeqësi e SHBA.
E njëjta strategji propagande po ushtrohet edhe në Shqipëri. Tentakulat e Soros, që dihen botërisht si investitorë mbështetës të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe grupeve të tyre, kanë sh[përndarë “fake” lajme, lajme të pavërteta dhe makineria e propagandës i pompon në portale apo televizione të kapura.
Si në Amerikë, popullit i jepet të konsumojë këtë lajm, në mënyrë që shqiptarët të largojnë nga vëmendja situatën e përkeqësuar në të cilën po ndodhet vendi. Mediat merren me “fake” lajmin dhe harrojnë të pasqyrojnë fermerët që derdhin qumështin në shenjë proteste, harrojnë të pasqyrojnë vjedhjet me koncensione.
Me “fake” lajme merren edhe organet ligjzbatuese, prokuroria nuk ka kohë të merret me tenderin e falsifikuar të “Unazës së re” pasi vihet në dispozicion të një loje propagande me rusë.
Por, si në rastin e SHBA dhe akuzat sorosiane ndaj Trump, koha do ta vërtetojë se edhe Shqipëria e aq më pak opozita nuk ka ndonjë lidhje me rusë. E deri atëherë propaganda sorosiane do të mbushë portalet dhe mediat me “fake” lajme dhe Edi Rama e Veliaj do të vazhdojnë të zaptojnë llokma nga Shqipëria.

Modifikuar më Hënë, 25 Mars 2019 18:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...