Studentët paralajmërojnë ditë të vështira për kryeministrin Rama, i cili sipas tyre i ka gënjyer lidhur mbi plotësimin e kërkesave që ata i parashtruan.
‘Lëvizja për Universitetin’ ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive.
Nëpërmjet një postimi në faceboook, Lëvizja për Universitetin, kujton se Rama në takimin e sotëm me studentë dhe pedagogë, thjesht vërtetoi se nuk ka ndërmend të mbajë premtimet dhe t'u japë zgjidhje problemeve të tyre.
Për këtë arsye Lëvizja për Universitetin ka publikuar edhe 5 pika të cilat sipas tyre nuk janë plotësuar nga qeveria Rama
Pikat e nxjerra nga Lëvzja për Universitetin:
1. Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.
2. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.
3. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.
4. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.
5. Në vend të rrëzimit të ligjit klientelist të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e diplomoreve private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.
Sipas ‘Lëvizjes për Universitetin’, në kushtet të tilla atyrë nuk u mbetet asgjë tjetër vëtëm se të të rifillojnë procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive.
“Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare,”- thuhet në reagimin e Lëvizjes.