Njësoj si në Shqipëri, edhe Serbia prej muajsh është përfshirë nga protesta të mëdha kundër qeverisë së presidentit Aleksandër Vuçiç. Pak ditë më parë, protestuesit madje pushtuan edhe Radio Televizionin shtetëror RTS. Pavarësisht nga demonstrimet masive, njësoj si miku i tij në Tiranë, Edi Rama, presidenti Vuçciç kishte qëndruar stoik deri më sot ndaj kërkesave të opozitës së bashkuar, për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme.
Por situate e rënduar politike në vend dhe zemërimi popullor, duket se e kanë detyruar partinë në pushte SNS, që të kapërcejë kokëfortësinë dhe kundërshtitë e kryetarit Vuçiç dhe të marrë vendimin, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë në vend.
Ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, por Vuçiç ka vazhduar që të jetë i vendosur për të mos u ulur në tryezën e dialogut me drejtuesit e opozitës serbe, Jeremiç dhe Obradoviç.
Njësoj si Edi Rama në Tiranë, presidenti i Serbisë ka përdorur një gjuhë të egër ndaj kundërshtarëve politikë që gjithsesi e detyruan më në fund, që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Ne nuk duhet të hyjmë në këtë mulli të dhunës politike, në të cilën kundërshtarët tanë politikë bashkë me fashistin Bosko Obradoviç po përpiqen të na tërheqin. Unë nuk do të pranoj asnjë nga kërkesat e tyre. Mbetet vetëm që ata të më vrasin mua. Mundësi tjetër nuk ka”, deklaroi Vuçiç menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së partisë SNS.