Policia po terrorizon banorët e Astirit. mësohet se pas protestës janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës 7 persona, pjesë e protestuesve të Unazës së Re.
Ndërkohë që një grup i madh i banorëve të Astirit, por jo vetëm, janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.
Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme nga ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re duke argumentuar se dëmton pronat e tyre.
Kujtojmë se ditët e fundit protestat e banorëve janë shoqëruar shpesh me tensiopne dhe përplasje për shkak të prezencës së shtuar të policisë dhe si pasojë janë bërë herë pas here edhe shoqërime në kopmisariat. Disa prej të shoqëruarve nga protestat e netëve të kaluara ende ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.\